Ish drejtori për Urbanizëm dhe Planifikim në komunën e Prizrenit, Beni Kizolli, përmes një postimi në facebook, ka shkruar rreth projektit që është duke u punuar në rehabilitimin e Unazës Rrugore në qytetin e Prizrenit.
Postimi i plotë
Gjatë planifikimit të vitit 2021 e patem hartuar projektin per unazen qendrore, ku pervec asfaltimit kemi planifikuar edhe rreth 2 km shirit te biçikletave, skajore te granitit me ngjyre te bardhë dhe kubeza/pllaka te reja nga ura e Hanëmellit/Komunes deri te Drejtoria e Financave.
Pervec kesaj, ne kete projekt patem planifikuar elemente te mjaftushme per organizimin e shiritëve te biçikletave nga rrethi Bazhdarhanes me kete relacion Bazhdarhane-Dardani-Tranziti i Ri.
Si pjese perberese ka qenë edhe projekti i parkingjeve të perkohshme (nga 15 Janari deri 01 Qershor) nga IPKO deri te Shtepia e Bardh ne nje shirit me orar te kufizuar pas orarit te punes (18:00-00:00), gjithsesi ky organizim ka pasur nevojë per nje test, e me pas të vendoset per organizimin e saj brenda vitit. Uroj qe projekti ne fjale te jetesohet dhe qytetaret ta kenë mundesinë per alternativat e qasjes, komdotetin dhe sigurinë ne Qendren Hisotirke.
E dini çka më intereson shumë? Veçse kogja shume më intereson ta di nëse keto punime qe po zhvillohen ne qendren Historike e kane apo jo pelqimin nga organet relevante qe nuk kishin vullnet ta permbyllin procesin e projektit te “Regjenerimit te brigjeve Lumbardhit” apo i njohur tani ne qytet si projekti i urave?
Pune te mbare!