Ish-drejtori i Adminsitratës në Komunën e Prizrenit, Osman Hadari, ka numëruar sukeset dhe të arriturat e tij sa ishte drejtor i këtij digasteri për 4 vite. Ndër sukeset më të mëdha të Hajdarit është edhe projekti “One Stop Shop” apo Qendra me një ndalesë, ku qytetarët përfituan edhe në kohë por edhe në të holla, duke ua lehtësuar qasjen në dokumenta zyrtare dhe në shërbime të tjera komunale.
Postimi i plotë i ish-drejtorit Hajdari:
Të nderuar qytetarë e miq,
Dua publikisht të shpreh falenderime dhe mirënjohje për perkrahjen tuaj gjatë gjithë rrugëtimit politik, e shërbimit tim profesional në krye të Drejtorisë së Administratës.
Gjatë këtyre 4 viteve në krye të DA-së, kam dhënë më të mirën time të bazuar në seriozitet, sinqeritet, profesionalizëm e përkushtim, ku edhe bazuar nga vlerësimi i të tjerëve në rezultate të prekshme-rrjedhimisht të matshme, kam arritur që nëpërmjet DA-së t’i sjell Prizrenit dhe prizrenasve projektet si në vijim:
✅ Qendrën për Shërbime të Integruara me një Ndales, me këtë projekt Komuna e Prizrenit është shembull dhe model për të gjitha komunat tjera. Përmes këtij projekti është mundësuar ofrimi i 220 shërbimeve në një vend, me 56 sportele e 60 zyrtarë, duke krijuar një ambient modern, gjithëpërfshirës dhe i qasshëm për të gjithë
✅ Memoriali / sheshi i komandant Drinit,
✅ Ndërtimi i zyrave të gjendjes civile në Mushnikovë dhe Reçanë
✅ Thjeshtimi i procedurave administrative: Projekti me IFC / Bankën Botërore
✅ Renovimi i zyrave të gjendjes civile në 9 vendbanime
✅ Renovimi i arkivës komunale dhe i kabinetit të teknologjisë informative
✅ Renovimi i depove komunale
✅ Rregullimi i byfes dhe terasave të gjelbërta në objektin e Administratës komunale,
✅ Vendosja e infografikave digjitale në QSHI
✅ Lansimi i platformës digjitale për pjesëmarrje publike dhe digjitalizimi i shërbimeve komunale
✅ Riparimi i librave të gjendjes civile
✅ Digjitalizimi i sallës së Asamblesë Komunale
✅ Renovimi i zyrave të Drejtorisë së Inspektoratit
✅ Punësimi i personave me nevoja të veçanta
✅ Zbatimi i kontratave të punës për kompanitë private të sigurimit dhe pastrimit
✅ Permirësimi i kushteve të punës për stafin e administratës, harmonizimi i pagave, trsnsporti etj
✅ Draftimi i rregulloreve për: Formim të këshillave të bashkësive lokale; Të drejtat e fëmijëve dhe Taksat komunale
✅Renovimi i zyrave të Shoqatës së Veteranëve të UÇK-së
✅ Memoriali i dy dëshmorve në Kobaj,
✅ Shtatorja e Skënderbeut,
✅ Kompleksi memorial i dëshmorëve të kombit në Landovicë
✅ Memoriali i dëshmorit Besim Nrecaj
✅ Memoriali i dëshmorit Salajdin Berisha
✅ Memoriali i martirëve në Korishë
✅ Memoriali i martirëve të Krushës së Vogël
✅ Rregullimi i varrezave të martirëve të Krushës së Vogël
✅ Renovimi i Memorialeve në Nashec, Lez, Kushnin e Kojush e projekte të tjera.
Për fund, vlerësoj se profesionalizmi dhe përkushtimi është shprehur edhe me votë besimi në zgjedhjet lokale të 17 tetorit, për të cilën unë i jam mirënjohës dhe falenderues të gjithëve; mandat për të cilin unë do të bart me përgjegjësi të plotë dhe do të punoj me po të njëjtin përkushtim për të cilin edhe më është dhënë besimi.
Me respekt,
Ps: falenderim i veçantë për të gjithë ekipin e DA-së