Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren ka njoftuar se po vazhdon punën në gjurmim dhe hulumtim të rasteve me COVID 19. Angazhimi i tyre në drejtim të parandalimit të infeksioneve po shoqërohet me realizimin e testeve rT PCR përmes tamponit në hundë dhe gojë si dhe realizimin e testeve serologjike përkatësisht përcaktimin e titrit të antikorpeve IgM dhe IgG, që realizohet me analizë gjaku.
IRSHP në Prizren vazhdon bashkëpunimin e mirë me QKMF dhe DSH të komunave të Prizrenit, Suharekës, Malishevës, Dragashit dhe Mamushës, pastaj me Spitalin Rajonal në Prizren, Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera relevante.
Të gjithë personat dhe/ose pacientët e interesuar apo të referuar nga mjeku specialist, mund të realizojnë në vazhdim testimet e përmendura, sigurisht duke përcaktuar një termin paraprak në sportelet e Institutit tonë.
Personat duhet të posedojnë udhëzimin nga mjeku i tyre dhe dokumentin e identifikimit.
* Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thërret të gjithë qytetarët që të respektojmë R e k o m a n d i me t e IKSHPK dhe Ministrisë së Shëndetësisë në parandalimin e përhapjes tutje të COVID 19;
* Instituti Rajonal i Shëndetit Publik në Prizren thërret të gjithë qytetarët që të vazhdojnë të vaksinohen ndaj COVID 19, për të sigurura mbrojtje më të mirë për veten, të afërmit e tanë dhe të gjithë ne;
* Ne jemi gati të vazhdojmë përballjen me COVID 19, pavarësisht valës së tij, prandaj kërkojmë bashkëpunimit tuaj, sepse bashkë mundemi, thuhet në njoftim/tvprizreni.net/
Instituti Rajonal në Prizren po vazhdon punën në gjurmim dhe hulumtim të rasteve me COVID 19

Foto arkiv:
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Vetëdorëzohet në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, i dënuari me mbi 3 vjet burg efektiv për narkotikë

Keqinterpretimi i masave të BE-së kontribuoi në forcimin e narrativës kundër integrimit evropian

Komandanti rajonal i Policisë, Nexhdet Mrasori, viziton KBI-në në Prizren para Ramazanit

