Kryetari i Bashkimit Demokratik, Zafir Berisha, ka kritikuar kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, për problemet e vazhdueshme me furnizimin me ujë të pijshëm në disa lagje të qytetit.
Përmes një reagimi publik, Berisha ka thënë se, pavarësisht reshjeve të shiut, qytetarët po vazhdojnë të përballen me reduktime të ujit, ndërsa disa lagje mbesin me ditë të tëra pa furnizim.
“Shaq, çka është boll, është boll! Lëri ankesat ndaj qeverisë qendrore si ‘kukavicë’ dhe merru me punët e qytetit”, ka shkruar Berisha, duke kërkuar nga Totaj që të merret me këtë problem.
Ai ka theksuar se kryetari i komunës nuk duhet të shmangë përgjegjësinë duke iu referuar kompetencave të kompanisë Hidroregjioni Jugor.
“Shaq, mos thuaj se është kompetencë e Hidroregjionit Jugor, se i dimë kompetencat dhe mundësitë e kryetarit të komunës”, ka deklaruar Berisha.
Në reagimin e tij, ai ka kritikuar edhe investimet në projekte dekorative, siç i ka quajtur rrethrrotullimet dhe trotuaret, duke thënë se ato nuk mund ta mbulojnë keqmenaxhimin dhe dyshimet për keqpërdorim të parasë publike.
“Prizreni ka nevojë për ujë, shërbime dhe zgjidhje konkrete, jo për dekorime e arsyetime politike!”, ka përfunduar Berisha.
Berisha ka kritikuar edhe investimet në rrethrrotullime dhe trotuare, të cilat i ka cilësuar si punë dekorative, duke përdorur shprehjen “rrethrrotullime si gjevrekë”. Ai ka thënë se këto projekte nuk mund ta mbulojnë, sipas tij, keqmenaxhimin dhe dyshimet për keqpërdorim të parasë publike.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.