Dy të rinj nga Komuna e Rahovecit kanë humbur jetën në aksident trafiku në Gjermani. Lajmin për vdekjen e tyre e ka bërë të ditur kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi.
Dy të rinj nga Rahoveci humbin jetën në aksident trafiku në Gjermani

“I tronditur thellësisht nga lajmi për vdekjen tragjike në një aksident komunikacioni në Gjermani të dy të rinjve nga komuna e Rahovecit, Leart Morinës nga Sopniqi dhe Berhan Zekës nga Pataqani i Poshtëm. Në emrin tim dhe të Komunës së Rahovecit, bashkëndiejmë me dhimbjen tuaj të madhe. Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjeve Morina dhe Zeka, të afërmve dhe miqve të tyre për këtë humbje të rëndë. Learti dhe Berhani pushofshin në paqe!” – ka shkruar Latifi në Facebook.
Aksidenti ndodhi në autostradën B311 në Erbach të dielën, ku erdhi te përplasja frontale mes dy veturave. Në aksident humbën jetën tre persona, raporton “Swr.de”. Fillimisht një 18-vjeçar dhe një 19-vjeçar, që të dy shoferë. E më pas në të dielën mbrëma si pasojë e lëndimeve vdiq edhe një 26-vjeçar. Po ashtu raportohet se një 26-vjeçare u lëndua në aksident.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

AUV kthen në Serbi 27 tonë misër për shkak të nivelit të lartë të aflatoksinës

AUV-i heq një seri të qumështit VITA nga tregu shkaku i tejkalimit të nivelit të aflatoksinës M1

Shiroka Pula takon ambasadoren e Finlandës: Anëtarësimi në NATO, prioritet i Kosovës

