PRIZRENI ME RAJON

Basri Shabani emërohet drejtor rajonal i Policisë në Prizren

Basri Shabani emërohet drejtor rajonal i Policisë në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2026, 01:03

Nënkolonel Basri Shabani do të udhëheqë Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, pas më shumë se tre vitesh në drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë.

Basri Shabani kishte marrë drejtimin e Policisë Rajonale në Prishtinë në korrik të vitit 2023. Para kësaj pozite, ai kishte udhëhequr Drejtorinë Rajonale të Policisë në Ferizaj.

Së fundmi, në Policinë e Kosovës kanë ndodhur ndryshime në pozitat drejtuese të disa drejtorive rajonale.

Ndërkaq, deri në publikimin e këtij lajmi, Policia e Kosovës nuk ka dalë me ndonjë komunikatë për media lidhur me ndryshimet në udhëheqësin e saj.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika