PRIZRENI ME RAJON

Inspektorati në Prizren në aksion për largimin e shitësve ambulantë dhe tregtarve në hapësira publike

Inspektorati në Prizren në aksion për largimin e shitësve ambulantë dhe tregtarve në hapësira publike
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Nëntor 2022, 11:03

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare ka njoftuar se Drejtoria e Inspektorateve në Prizren ka vazhduar aksionin për largimin e tregtarëve nga trotuaret rreth tregut të gjelbër dhe tregut të automjeteve.

Njoftimi i plotë:

📌 Drejtoria e Inspektorateve ka vazhduar aksionin për largimin e tregtarëve nga trotuaret rreth tregut të gjelbër dhe tregut të automjeteve.

Gjithashtu, në lagjen “Bajer” në “Kurilë” është hapur procedurë për rrjedhjen e ujit të pijshëm si dhe në lagjen “Jeni Mahallë” është hapur procedurë për gropimin e rrugës.

Pastaj, është intervenuar në lagjen “Bazhdarhane” në rrugën “Ahmet Prishtina” për largimin e shitësve ambulant si dhe është bërë inspektimi i punimeve të zhvilluara nga H.R.J. në rrugën “Muharrem Dina” dhe në rrugën “Destan Thaçi”.
Drejtoria e Inspektorateve – Komuna e Prizrenit

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika