LAJME

Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec

Inspektorati ndalon punimet në 12 objekte ndërtimi në Rahovec
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 16:38

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në 12 objekte ndërtimi në Komunën e Rahovecit, pas konstatimit të parregullsive në zbatimin e masave për siguri dhe shëndet në punë.

Sipas njoftimit, gjatë inspektimeve të realizuara në terren, inspektorët kanë evidentuar shkelje të kërkesave për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve në disa kantiere ndërtimi.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, është marrë vendim për ndalimin e punimeve në 12 objekte, deri në eliminimin e parregullsive të konstatuara dhe përmbushjen e kërkesave ligjore për sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.

Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se inspektimet në terren do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, me qëllim të parandalimit të rreziqeve në vendet e punës dhe garantimit të kushteve të sigurta për punëtorët.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika