Fotografia e përbashkët e liderëve pjesëmarrës në Samitin e Procesit të Berlinit është publikuar të enjten, më 22.10.2026, në Shën Stefan në Mal të Zi.
Fotografinë familjare nga samiti e ka publikuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe liderë të tjerë.
Në ballë me kancelarin e gjerman, Friderich Merz, në samit janë mbledhur liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor: Kosovës, Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinës; përfaqësues të Bashkimit Evropian dhe liderë të shteteve të tjera evropiane që marrin pjesë në proces: Austrisë, Bullgarisë, Kroacisë, Francës, Greqisë, Italisë, Polonisë, Sllovenisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Takimi zhvillohet në kuadër të Procesit të Berlinit, me fokus në bashkëpunimin rajonal, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Samiti në Shën Stefan shënon përmbylljen e kryesimit të Malit të Zi të Procesit të Berlinit për këtë vit.