LAJME

Kurti: Mbështetja e Francës e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE dhe BE

Kurti: Mbështetja e Francës e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në KiE dhe BE
TV Prizreni
TV Prizreni
22 Tetor 2026, 18:06

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me ministrin e deleguar për Evropën i Republikës së Francës, Benjamin Haddad.

Gjatë takimit Kurti shpalosi planet edhe për vizitën e tij në Paris për Forumin e Paqes në nëntor.

“Kryeministri Kurti theksoi se pas nënshkrimit të pesë marrëveshjeve dhe instrumenteve gjatë vizitës së ministrit Haddad në Kosovë, tani është duke u punuar për zbatimin e tyre, me synim avancimin e bashkëpunimit në drejtësi, arsim dhe sport”, u njoftua nga Zyra e Kryeministrit.

Kurti ka thënë se mbështetja e Francës mbetet e rëndësishme për avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian, ka njoftuar Zyra e Kryeministrit.

Po ashtu është diskutuar edhe për dinamikat politike në Ballkanin Perëndimor.

“Ratifikimi këtë muaj nga Kuvendi i kredisë prej 60 milionë eurosh për infrastrukturën e Lojërave Mesdhetare 2030 është një rezultat konkret i këtij partneriteti. Diskutuam gjithashtu për dinamikat politike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke theksuar që paqja dhe siguria janë të ndërlidhura ngushtë me demokracinë, sundimin e ligjit dhe integrimin evropian”, tha Kurti.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika