Komuna e Prizrenit përmes një postimi në facebook ka njoftuar se Drejtoria e Inspektorateve ka bërë lirimin e disa hapësirave publike në Prizren.
Në njoftim thuhet se janë hartuar 7 procesverbale dhe janë larguar automjetet dhe mallrat nga trotuaret që ishin pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Njoftimi i plotë:
Drejtoria e Inspektorateve, në bazë të detyrës zyrtare dhe kerkesës nga Policia e Kosovës, për lirimin e hapësirave publike ka kryer kontrolla në rrugët “Hasan Prishtina”, “Ukë Bytyqi”, “Rruga e Muhaxherëve”, Tregu te autoparkingu dhe auto tregu në rrugën Prizren-Therandë.
🔺️Gjatë këtij aksioni, janë hartuar 7 procesverbale, ku janë larguar automjetet nga trotuaret dhe mallrat që ishin pengesë për lëvizjen e lirë të qytetarëve.
Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.