PRIZRENI ME RAJON

Inspektorati i Prizrenit, asgjëson 6500 vezë të pulave

Inspektorati i Prizrenit, asgjëson 6500 vezë të pulave
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Qershor 2021, 15:00

Drejtori i Inspektorateve në komunën e Prizrenit, Edon Muçaj, ka njoftuar se gjatë ditës së sotme, Inspektorët e Tregut të cilët ishin kujdestar janë njoftuar nga Policia Kufitare se është hasur në një veturë që po transportonte 6500 kokërra vezë pule dhe personi tek i cili janë hasur nuk posedonte faktura.

Me të marrur njoftimin, inspektorët kanë dalur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se vezët po ashtu ishin të pa vulosura me vulat e vlefshmërisë! Duke marrur parasysh në rend të parë shëndetin e qytetarëve inspektorët së bashku me zyrtarë të tjerë kanë asgjësuar të gjitha vezët e konfiskuara, thuhet në njoftim./tvprizreni.net/

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika