PRIZRENI ME RAJON

IHMK tregon parashikimin e motit për fundjavë – priten shi e shkarkime rrufesh

IHMK tregon parashikimin e motit për fundjavë – priten shi e shkarkime rrufesh
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Qershor 2023, 14:26

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamik.

Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunes, për të vazhduar edhe ditën e dielë.

Reshjet më intensive parashihen ditën e diele , ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperendimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika