Home PRIZRENI ME RAJON IHK: Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik

IHK: Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik

0
IHK: Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin për motin në dy ditët e ardhshme.

Gjatë këtyre dy ditëve të ardhshme do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Nesër fillon stina e dimrit meteorologjik dhe temperaturat do të shënojnë ulje të ndjeshme, sidomos ato minimalet.

Për shkak të kthjellimeve gjatë natës dhe temperaturave të ulëta në orët e para të mëngjesit parashihen ngrica të cilat paraqesin rrezik për drejtuesit e automjeteve por edhe për këmbësorë.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet -5 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here