PRIZRENI ME RAJON

Identifikohen personat e kërkuar nga Policia në Prizren të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”

Identifikohen personat e kërkuar nga Policia në Prizren të dyshuar për “Shpërdorim të pasurisë së huaj”
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2022, 10:20

Policia e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se janë identifikuar personat e moshuar të cilet kishin  marrë 1050 euro të cilat i kishin rënë në tokë një viktime, dhe pastaj çifti është larguar nga vendi , vepra ka ndodhur në qendrën tregtare.

“Me datë 27 Tetor 2022 kemi publikuar për media fotografin e një çifti, për të cilin dyshohej se kanë kryer veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj” , konkretisht dyshohej se një grua i ka marrë 1050 euro të cilat i kanë rënë në tokë një viktime, dhe pastaj çifti është larguar nga vendi , vepra ka ndodhur në qendrën tregtare “Elkos“ në Prizren me datë 19/04.2022.

Menjëherë pas publikimit në media vetë e dyshuar është lajmëruar në Stacionin Policor Prizren dhe është intervistuar lidhur me rastin, ajo e ka pranuar se i ka marrë parat dhe se ka thënë të njëjtat do ti kthen.

Falënderojmë të gjitha mediat që e kanë publikuar kërkesën e policisë e cila ka rezultuar me sukses, thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika