PRIZRENI ME RAJON

Ia vodhi veturën kosovarit, shtetasi i Shqipërisë kapet në Vermicë

Ia vodhi veturën kosovarit, shtetasi i Shqipërisë kapet në Vermicë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Shkurt 2022, 11:36

Një shtetas i Shqipërisë është kapur nga Policia e Kosovës në Vërmicë, në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Ai është arrestuar nën dyshimin se ia ka vjedhur veturën një personi në Kosovë.

“Vermicë (Autostrada I. Rugova) 22.02.2022-22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë, pasi që i njëjti është ndaluar duke drejtuar automjetin , të cilin ia kishte vjedhur viktimës mashkull kosovar. I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim.

Foto Ilustrim:

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika