PRIZRENI ME RAJON

I riu nga Prizreni tenton të bëjë vetëvrasje pas një mosmarrëveshje me të dashurën

I riu nga Prizreni tenton të bëjë vetëvrasje pas një mosmarrëveshje me të dashurën
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Gusht 2022, 11:04

Një  23-vjeçar në Prizren ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke përdorur një sasi të domestosit.

Viktima u dërgua për trajtim në Spitalin e Prizrenit.

Policia është njoftuar nga spitali për rastin dhe pasi një patrullë ka arritur në Emergjencë është marrë një deklaratë nga një familjar i viktimës.

Siç mëson Sinjali, i riu ka tentuar t’i jap fund jetës për shkak se ishte në gjendje të rëndë emocionale, si pasojë e një mosmarrëveshje me të dashurën e tij.

 

Lidhur me këtë ngjarje, me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “tentim vetëvrasje”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika