PRIZRENI ME RAJON

I gjendet armë në veturë, prangoset 38-vjeçari nga Prizreni

I gjendet armë në veturë, prangoset 38-vjeçari nga Prizreni
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Shtator 2021, 09:33

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media ka njoftuar se me datë 14 shtator 2021, në një pik kontrolli, përderisa policia e ndaloj një automjet me targa vendore për kontrolle rutinor, gjatë kontrollit te vozitësit ne një qante krahu, policia gjeti dhe sekuestroi ne cilësinë e provave materiale një armë të tipit pistoletë të modelit:

“ZORAKI M906-B, me numër 0310, kalibër 9mm P.A.K dhe një karikator.
.

Në lidhje me këtë rast i dyshimit F.L i lindur në vitin 1983.eshte shoqëruar ne stacioni policor Prizren VERI, ku i njëjti është intervistuar se bashku me dy dëshmitar.

Për rastin u informua prokurori i shtetit i cili urdhëroi që rasti te hetohet ne procedurë të rregullt hetimore.

Në vijim gjeni disa foto të dëshmive të konfiskuara në rast, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun ngaDrejtoria Rajonale e Policisë në Prizren/tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika