PRIZRENI ME RAJON

Rishpallet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit

Rishpallet  konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Qershor 2022, 15:15

Komuna e Prizrenit në faqen e saj zyrtare gjatë ditës së sotme ka rishpallur konkursin për drejtor dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit.

Sipas DKA-së, duke u bazuar në nenin 20 paragrafi 1, të ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës nr. 04/L–032, neni 5, pika (d) të ligjit për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës nr. 03/L-068, udhëzimit administrativ (MASH) për detyrat dhe përgjegjësitë e drejtorit dhe të zëvendësdrejtorit të institucionit publik edukativo-arsimor dhe aftësues parauniversitar në Republikën e Kosovës, procedurat e zgjedhjes dhe emërimit, përfundimit të kontratës dhe emërimit të përkohshëm nr. 151/2020 të datës 22.12.2020, Drejtoria Komunale e Arsimit në Prizren, rishpall konkursin :

Pozita: Zëvendësdrejtor i shkollës

Në shkollat fillore të mesme të ulëta:
1. ShFMU “Emin Duraku’’ në Prizren;
2. ShFMU “Lekë Dukagjini’’ në Prizren;
3. ShFMU “Ibrahim Fehmiu’’ në Prizren.

Në shkollat e mesme të larta:
1. Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren;
2. SHMLM “Luciano Motroni” në Prizren

 

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika