Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka marrë çmim nga ShBA-ja për sukses të jashtëzakonshëm operacional.
Hodaj tha se për këtë çmim është nominuar nga stafi amerikan në Kosovë.

Kushtrim Hodaj, kryeshef i Inspektoratit Policor të Kosovës, ka marrë çmim nga ShBA-ja për sukses të jashtëzakonshëm operacional.
Hodaj tha se për këtë çmim është nominuar nga stafi amerikan në Kosovë.
“Akademia Ndërkombëtare e zbatimit të Ligjit i ka gjithsej gjashtë akademi në gjithë botën, të gjithë të diplomuarit në këtë akademi për trajnime të ndryshme për lidership, për etni, për menaxhment për çfarëdo kanë të drejtë të nominohen me histori suksesi për të treguar se cilat kanë qenë efektet e trajnimeve që kanë marrë nga agjencitë e ndryshme. Unë jam nominuar nga stafi i amerikan në Kosovë si një nga kandidatët që mund të prezantoj histori suksesi të punës dhe institucionit që e udhëheq dhe kjo është vlerësuar në ShBA dhe çmimi është ndarë dje në selinë e departamentit të shtetit”, ka thënë Hodaj në Info Magazinë.
Hodaj theksoi se çmimi i është dhënë për rastin Pika 1 dhe 2 ku u arrestua një numër i madh i zyrtarëve policorë të dyshuar për përfshirje në marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare në tri pika kufitare me Shqipërinë.
Hodaj shtoi se ky është një vlerësim se Kosova ka filluar të ndërtojë institucione të sigurisë dhe zbatimit të ligjit që kanë aftësi të hetojnë dhe menaxhojnë rastte edhe në përmasa të mësha, kur të dyshuar janë edhe zyrtarët e shtetit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.



