PRIZRENI ME RAJON

Hodaj: Është koha që Liria të kthehet në Superligë

Hodaj: Është koha që Liria të kthehet në Superligë
TV Prizreni
TV Prizreni
2 Qershor 2023, 12:18

Nga ora 15:00 në stadiumin “Zahir Pajaziti” të dielën zhvillohet ndeshja e barazhit mes Ferizaj dhe Lirisë, në kuadër për mbetjen ose ngjitjen në Superligë.

Në këtë ndeshje ekipi prizrenas është në cilësinë e mysafirës, derisa Ferizaj është vendas dhe ka për detyrë organizimin e ndeshjes.

Portieri i Lirisë, Drilon Hodaj në intervistën dhënë për GazetaBlic Sport tha se kanë informata të thella për ekipin e Ferizaj, pasi e kanë analizuar në detaje.

“Ne nuk i frikësohemi skuadrës së Ferizajt, ne kemi më shumë informata për kundërshtarin, sepse çdo ndeshje e tyre është transmetuar në televizion”.

Tutje, Hodaj u shpreh se pikërisht tani është koha e duhur që të ngjitën në Superligë.

“Mendoj se është koha e duhur që të rikthehemi në Superligën e Kosovës. Kemi zhvilluar katër vite rresht në Ligën e Parë, ne jemi një klub me traditë dhe e meritojmë që të jemi në nivelin elitar. Superliga e Kosovë ka nevojë për ne, ashtu siç ka Liria nevojë për Superligë“, përfundoi Hodaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika