PRIZRENI ME RAJON

“Hidroregjioni jugor” njofton se Zhuri dhe fshatrat për rreth do të kenë ndërprerje me furnizim të ujit

“Hidroregjioni jugor” njofton se Zhuri dhe fshatrat për rreth do të kenë ndërprerje me furnizim të ujit
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Tetor 2022, 11:48

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” sh.a – Prizren, përmes një njoftimi dërguar mediave ka njoftuar se sipas njoftimeve nga ana e KEDS-it,  me datën 04.10.2022 ,  prej orës 10:00 deri ne ora 16:00 do të ketë nderprerje të furnizimit me rrymë tek stacioni i pompave në Vërmicë. Si pasojë do të ketë ndërpreje te furnizimit me ujë të pijes në lokacionet:

  • Zhur
  • Vermicë
  • Dobrusht dhe
  • Shkozë

Me rastin e rikthimit të energjisë elektrike do të rikthehet edhe furnizimi me ujë të pijes, thuhet në njoftim, raporton TV Prizreni.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika