“Hidroregjioni Jugor” përmes një njoftimi apelon që të shtoni kujdesin ndaj ujëmatësve , sidomos ju që ujëmatësit i keni të vendosur pa puseta (ambiente të hapura).
Ujëmatësit duhet të izolohen (mbështillen) mirë së bashku me pjesët përcjellëse dhe të ruhen nga ngricat .Ngrirja e tyre mund të shkaktojë defekte-dëmtime të pjesëve hidro-teknike. Rreziku i dëmtimit të ujëmatësve mund të jetë i madh (plasaritja e xhamave nga ngricat, rrjedhje e pakontrolluar e ujit ). Përveq që mund të ju shkaktoj dëme në shtëpitë tuaja kjo ndikon përveç tjerash edhe në humbjen e një sasie të konsiderueshme të ujit.
Prandaj apelojmë tek konsumatorët që të marrin masat e nevojshme për sigurimin e pusetave (pastrimin nga uji, mbështjelljen e ujëmatësve me lesh xhami apo edhe në mënyra të tjera rrethanore).





