PRIZRENI ME RAJON

“Hidroregjioni Jugor” kërkon nga konsumatorët që të paguajnë borxhet

“Hidroregjioni Jugor” kërkon nga konsumatorët që të paguajnë borxhet
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2023, 15:02

KRU “Hidroregjioni Jugor” me Njësitë Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash njofton se duke i parë borxhet e mëdha të akumuluara nga mospagesa e faturave për shërbime të ujit dhe kanalizimit, përveç se është e detyruar t’i shkyçë nga rrjeti i ujësjellësit konsumatorët borxhli, gjithashtu lëndët e tyre do të procedohen edhe te përmbaruesi privat për procedurë përmbarimore dhe me padi në Gjykatë.

KRU “Hidroregjioni Jugor”-sh.a me Njësitë Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash, kërkon nga të gjithë konsumatorët e saj që kanë borxhe mbi 100 € ndaj kompanisë dhe që nuk kryejnë pagesa ose nuk e riprogramojnë borxhin e tyre, do të shkyçen nga rrjeti i ujësjellësit duke filluar nga muaji shkurt 2023.

Prandaj, ju ftojmë që të lajmëroheni në zyrën e kompanisë për pagesat e faturave të ujit, ku kompania do të ju ofrojë lehtësim dhe me mundësi riprogramimin e borxhit me këste 12-36 muaj, ose në të kundërtën do të pasojnë procedurat e cekura më lartë.

KRU “Hidroregjioni Jugor”sh.a – Prizren, falënderon të gjithë konsumatorët që janë të rregullt në pagesat e faturave të shërbimeve të ujit dhe kanalizimit.

Vetëm së bashku mund të ngrisim nivelin e kualitetit dhe shërbimeve të ujësjellësit dhe kanalizimit, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika