“Hidroregjioni Jugor” përmes një komunikate për media ka bërë apel për pagesa të faturave të ujit.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar konsumatorë,
Ju lutemi të paguani faturat e ujit me kohë!
Kjo është një përgjegjësi e përbashkët qytetare dhe ndihmon në ruajtjen e burimeve të ujit dhe sigurimin e furnizimit të qëndrushëm të ujit!
Poashtu me pagesat e këtyre faturave ndihmoni dhe në financimin e investimeve të nevojshme për të ruajtur dhe përmirësuar këto shërbime.
Ne ofrojmë mundësi të ndryshme pagesash të përshtatshme sipas nevojave tuaja:
Pagesat në pikat e KRU “Hidroregjioni Jugor” Sh.A për të gjitha njësitë operative: Prizren, Suharekë, Malishevë dhe Dragash.
Vendodhja e pikave: https://hidroregjioni-jugor.com/menyrat-e-pageses/
Pagesat në të gjitha pikat e Postës së Kosovës (pa provizion)
Pagesat në institucionet mikrofinanciare (pa provizion)
Bashkëpunimi juaj është jetësor për sigurimin e furnizimit të ujit të pastër dhe të qëndrueshëm për të ardhmen. Ju falenderojmë për mënyrën tuaj të përkushtuar në këtë qëllim të rëndësishëm.