LAJME

Haxhiu: Partneriteti me SHBA-në është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës

Haxhiu: Partneriteti me SHBA-në është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës
TV Prizreni
TV Prizreni
20 Tetor 2026, 13:59

Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë a.i. të Ambasadës së ShBA-ve, Wylita Bell.

Sipas njoftimit, në takim u diskutua për prioritetet dhe punën që e pret Kuvendin në legjislaturën e njëmbëdhjetë, tashmë që institucionet e vendit janë të kompletuara, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit me institucionet amerikane.

Haxhiu falënderoi Bellin për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Kosovës ndër vite.

“SHBA-ja mbetet aleati ynë strategjik, ndërsa partneriteti ynë me të është thelbësor për avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës”, tha Haxhiu.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika