Deputeti Haxhi Avdyli, ka thënë për ish-partinë e tij se LDK’ja i fle në zemër, por jo me njerëzit që e kanë kapur atë.
Me këto fjalë Avdyli aludonte në kreun e LDK’së, Isa Mustafën.
“LDK’ja na fle në zemër, por jo njerëzit që e kanë kapur LDK’në”, është shprehur Avdyli.
“Isa Mustafa s’ka asgjë të bëjë me LDK’në”.
Tutje, Avdyli ka thënë se me shumë mundësi iniciativa e krijuar nga Vjosa Osmani do të hyjë në koalicion parazgjedhor me VV’në e Albin Kurtit.





