Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një takim me kryetarët e komunave të Kosovës, Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Si kryetarë të komunave, ne informuam për gjendjen në komunat tona, problemet që i hasim dhe diskutuam masat që mund të ndërmerren, gjithmonë duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike dhe gjendjen e rëndë të bizneseve”, ka shkruar Haskuka.
Postimi i plotë:
Për çdo vikend nga një lajm të rremë për ne, e sulm ndaj Komunës, edhe sot tradita po vazhdon. Një burim i “KOHA”s paska raportuar që Komuna e Prizrenit paska dal kundër masave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Unë isha në takimin e kryetarëve të komunave me Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal Elbert Krasniqi dhe Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia . Takimi ishte informues për gjendjen e rëndë me pandeminë COVID-19.
Ministri na informoi që muajin e fundit kanë qenë mbi 28,000 raste të reja me COVID-19 dhe që gjendja në QKUK dhe spitalet e Kosovës është rënduar e që sistemi i shëndetësisë është i stërngarkuar.
Nuk ka pasur diçka për të votuar që ne të jemi “kundër” apo “për”, prandaj lajmet nuk e pasqyrojnë të vërtetën, por agjendat e “gazetarëve”.
Në takim, ministri Vitia na informoi për masat e mundshme, por ndër masat e diskutuara nuk ishte “mbyllja totale”, por masa selektive për t’i ndaluar burimet e infektimit.
Si kryetarë të komunave, ne informuam për gjendjen në komunat tona, problemet që i hasim dhe diskutuam masat që mund të ndërmerren, gjithmonë duke pasur parasysh edhe krizën ekonomike dhe gjendjen e rëndë të bizneseve.
Unë e informova ministrin që si komunë, ne jemi duke kryer mesatarisht mbi 400 teste rapide COVID-19 në ditë dhe se nga këto rreth 10% dalin pozitiv. Më këtë rast tregova edhe për analizat dhe shërbimet që i japim në Qendrat e Mjekësisë Familjare për të prekurit nga COVID-19, duke filluar nga analizat e gjakut e deri tek shërbimet e rëntgenit. Kërkova nga ministri që të kemi mbështetje në teste rapide, ngase duke bërë testime në masë mund të identifikojmë më shpejtë të infektuarit dhe të izolojmë virusin dhe përhapjen e tij.
Ne fund, të gjithë u dakorduam që masat e reja për parandalim duhet të kenë parasysh ekonominë dhe të jenë bashkë me paketën ekonomike për sektorët e prekur nga pandemia.
Me këtë rast apeloj tek qytetarët që të respektojmë masat për mbrojtje individuale nga pandemia:
Mbani maskën!
Mbani higjienën personale!
Mbani distancën fizike!
Shmangni tubimet!
Për çdo vikend nga një lajm të rremë për ne, e sulm ndaj Komunës, edhe sot tradita po vazhdon. Një burim i “KOHA”s paska…
Posted by Mytaher Haskuka on E Diele, 4 April 2021