PRIZRENI ME RAJON

Haskuka e Kurti vizituan kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin

Haskuka e Kurti vizituan kryetarin e Podujevës, Shpejtim Bulliqin
TV Prizreni
TV Prizreni
17 Dhjetor 2020, 20:55

Kryetari i Prizrenit ka bërë të ditur se sot bashkë me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje kanë vizituar kryetarin e sapo zgjedhur të komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqin.

Postimi i plotë:

Së bashku me nënkryetarin e Komunës së Mitrovicës, z. Faruk Mujka, sot vizituam kryetarin e sapo zgjedhur të Komunës së Podujevës, z. Shpejtim Bulliqi.

Gjatë këtij takimi, të cilit më pas iu bashkua edhe lideri i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, z. Albin Kurti, kryetarit Bulliqi i uruam punë të mbarë dhe suksese në punën e tij.

Puna e kryetarit të Komunës është një nga punët më sfiduese, por në të njëjtën kohë është punë ku frytet e saja vërehen drejtpërdrejt tek qytetarët. Z. Bulliqi, përpara vetes do të ketë shumë sfida të cilat e presin, por tani si kryetarë do të bashkëpunojmë dhe t’i shkëmbejmë përvojat për t’ia kthyer qytetarëve besimin në institucione.

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika