LAJME

Komuna e Prizrenit: Anëtarësimi i Shoqatës së Kampingut “Oasis” në Federatën Ndërkombëtare të Kampingut, hap mundësi për zhvillimin e turizmit

Komuna e Prizrenit: Anëtarësimi i Shoqatës së Kampingut “Oasis” në Federatën Ndërkombëtare të Kampingut, hap mundësi për zhvillimin e turizmit
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Nëntor 2026, 13:58

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se Shoqata e Kampingut “Oasis” (The Camping Association Oasis), me seli në Prizren, është pranuar zyrtarisht si anëtare e Federatës Ndërkombëtare të Kampingut, Karavaningut dhe Autokaravaningut (F.I.C.C. – Fédération Internationale de Camping, Caravanning et Autocaravaning), me seli në Bruksel.

Sipas njoftimit, vendimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë prestigjioze ndërkombëtare është marrë më 30 qershor 2026, gjatë punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të F.I.C.C.-së (Ordinary General Assembly 2026), të mbajtur në Bad Griesbach / Karpfham, Gjermani, me pjesëmarrjen e delegatëve nga klube dhe federata anëtare nga mbarë bota.

Komuna ka konsideruar se ky anëtarësim është arritje e rëndësishme jo vetëm për Shoqatën “Oasis”, por edhe për Kosovën dhe promovimin e saj në arenën ndërkombëtare, duke hapur mundësi të reja për bashkëpunim, shkëmbim përvojash dhe zhvillim të mëtejmë të turizmit të kampingut, karavaningut dhe autokaravaningut.

Si institucion që mbështeti dhe nën patronatin e të cilit u organizua festivali i shoqatës “Oasis”, Komuna e Prizrenit thekson se e mirëpret këtë sukses dhe e përgëzon shoqatën për këtë arritje të rëndësishme, e cila thuhet se kontribuon në promovimin e Prizrenit dhe Kosovës si destinacione turistike në nivel ndërkombëtar.

“Urime Shoqatës së Kampingut ‘Oasis’ për këtë sukses dhe shumë suksese të tjera në rrugëtimin e saj ndërkombëtar!” – thuhet në njoftim.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika