Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, në vizitën e parë Prizrenit pas emërimit në krye të PDK-së, ka thënë se qeverisja aktuale me këtë komunë i ka shkaktuar degradim jo vetëm dukjes së qytetit, por dhe potencialit që ka Prizreni duke e mbyllur atë. Ai tha se në zgjedhjet lokale të tetorit, ndryshimi duhet të ndodhë tek qytetarët e Prizrenit, pasi sipas tij, ky qytet me mundësitë që ka, i janë humbur 4 vite nga keqqeverisja.
E këtyre deklaratave iu është kundërpërgjigjur kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Ai në një video të publikuar në facebook thotë se opozita në Asamblenë Komunale ka bllokuar qdo iniciativë që ka të bëjë për të mirën e komunës tonë.





