Spitali i Prizrenit përmes një komunikate për media ka njoftuar se Drejtori i përgjithshëm i SHSKUK-së, të premten, ka caktuar Dr. Hasan Arzoallxhiun të udhëheq me Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren.
Hasan Arzoallxhiu caktohet udhëheqës i Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit

Caktimi i Dr. Hasan Arzoallxhiut bëhet pasi drejtoresha ekzekutive e Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” të Prizrenit, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, dje, nga Bordi Drejtues i SHSKUK-së është caktuar të udhëheq me SHSKUK-në në pozitën e drejtorit të përgjithshëm.
Dr. Hasan Arzoallxhiu nga qershori i vitit 2022 ka ushtruar detyrën e drejtorit mjekësor të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa”, ndërsa në këtë pozitë ka ardhur nga pozita e shefit të repartit të oftalmologjisë, thuhet në komunikatë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

