PRIZRENI ME RAJON

Haradinaj: Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual e çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira

Haradinaj: Sebahajdin Cena ishte zëri intelektual e çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2023, 14:24

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të profesorit dhe atdhetarit Sebahajdin Cena.

Haradinaj ka thënë se profesori Cena ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e intelektualit dhe atdhetarit të madh, Prof. Dr Sebahajdin Cena! Ai ishte zëri intelektual dhe çlirimtar i Kosovës në ditët më të vështira. Me vargjet e poetëve shqiptarë u jepte zemër ushtarëve të UÇK-së, të etur për lirinë e vendit”.

“Trimëria dhe vendosmëria e tij deri në vetëmohim, do të kujtohet gjithmonë në historinë tonë kombëtare. Ngushëllimet më të sinqerta familjes Cena, bashkëluftëtarëve dhe gjithë qytetarëve të Rahovecit”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika