PRIZRENI ME RAJON

Haradinaj në vizitë tek KBI Prizren: Roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm

Haradinaj në vizitë tek KBI Prizren: Roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Janar 2021, 18:57

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), njëherësh edhe kandidat për President, Ramush Haradianaj gjatë vizitës së tij në qytetin e Prizrenit nuk la pa vizituar edhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit.

Haradinaj u shpreh se roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i patjetërsueshëm sa i përket shtet ndërtimit.

Gjatë kësaj vizite Haradinaj i dhuroi medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” Bashkësisë Islame atje, për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare siç kishte thënë ai.

“Respekti ndaj religjioneve është një pasuri e madhe të cilën duhet ruajtur dhe transmetuar brezave pasardhës.”, shkroi Haradinaj në Facebook.

Në rrugëtimin tonë të vështirë për liri e shtetkrijim, roli i Bashkësisë Islame të Kosovës ishte dhe mbeti i…

Posted by Ramush Haradinaj on E hënë, 25 Janar 2021

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika