Ish kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do ta shqyrtonte mundësinë e kandidimit për President të Kosovës në rast se emri i tij do të propozohej nga partitë opozitare.
Në një prononcim për gazetarët, Haradinaj tha se aktualisht nuk është kandidat për postin e presidentit, por nuk e përjashtoi mundësinë që të hyjë në garë nëse do të kishte mbështetjen e opozitës.
“Nëse opozita do të më kandidonte, do ta shqyrtoja mundësinë e kandidaturës”, deklaroi Haradinaj.”





