Ushtruesja e detyrës së presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu ua ka dorëzuar zyrtarisht dekretet e shtetësisë së Republikës së Kosovës dy personaliteteve amerikane, Joe DioGuardit dhe Shirley Cloyes DioGuardit.
Ceremonia është zhvilluar në Presidencë.
Joe DioGuardi, ish-kongresist amerikan dhe ish-kreu i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, është një prej figurave që për dekada ka lobuar në Shtetet e Bashkuara për çështjen e Kosovës.





