LAJME

Në Spitalin e Prizrenit nis renovimi i reparteve të Urologjisë, Ortopedisë dhe ORL-së

Në Spitalin e Prizrenit nis renovimi i reparteve të Urologjisë, Ortopedisë dhe ORL-së
TV Prizreni
TV Prizreni
9 Tetor 2026, 21:46

Në Spitalin e Përgjithshëm „Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren ka filluar renovimi i plotë i tri reparteve: Urologjisë, Ortopedisë dhe Otorinolaringologjisë (ORL).

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i këtij institucioni shëndetësor, Osman Hajdari, i cili ka theksuar se investimi synon përmirësimin e kushteve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Sipas Hajdarit, renovimi është pjesë e angazhimeve për përmirësimin e infrastrukturës spitalore dhe krijimin e ambienteve më moderne e funksionale për ofrimin e shërbimeve shëndetësore.

Drejtori ka theksuar se përmes investimeve të vazhdueshme synohet krijimi i kushteve më të mira për trajtimin e pacientëve dhe punën e stafit shëndetësor.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika