PRIZRENI ME RAJON

Haradinaj kërkesë Qeverisë: Sjellni trupat e pajetë, dhimbja e ankthi po rriten

Haradinaj kërkesë Qeverisë: Sjellni trupat e pajetë, dhimbja e ankthi po rriten
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Korrik 2021, 12:29

Ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të merren të gjitha masat për riatdhesimin sa më të shpejtë të trupave të kosovarëve që vdiqen në aksident trafiku në Kroaci. Sipas tij familjet e viktimave janë në ankth dhe çdo vonesë në këtë porces vetëm sa do ta shtonte dhimbjen.

Reagimi i plotë:

Dhjetë bashkatdhetarë që ishin nisur drejt Kosovës, i vajton sot Atdheu.

Historia jonë është e mbushur me vuajtje, histori të dëbimeve, shpërnguljeve dhe ndarjeve. Ajo ishte e pamëshirshme me ne shqiptarët. Më shumë se gjysma e popullit tonë, jetojnë rrugëve të mërgimit. Ajo që na bashkon është gjuha dhe trualli i stërgjyshërve.Sot të gjithë kujtojmë jetët e shuara. Jemi me familjet e tyre, për të ndarë dhembjen e madhe.
Lutemi për të lënduarit, shërimin e shpejtë dhe kthimin sa më parë tek familjet.
Kërkoj nga Qeveria e Kosovës, që të ndërmarrë të gjitha masat, për riatdhesimin sa më shpejtë të trupave të bashkatdhetarëve tanë. Familjet janë në ankth dhe vonesat në këtë proces, vetëm sa e shtojnë dhembjen.
Zot, na jep forcë e durim!

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika