LAJME

Haradinaj i kërkon Kurtit pezullimin e vendimit për targa

Haradinaj i kërkon Kurtit pezullimin e vendimit për targa
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2022, 16:21

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme për media nga selia e partisë rreth zhvillimeve në veri.

Ai ka thënë se Kosova po humb në këtë situatë sepse Serbia me strukturat e veta provokoi dhe arriti t’i nxjerrë institucionet e Kosovës prej veriut.

“Shikoni në çfarë situate jemi tash. Jo vetëm që na kërkohet tërheqja nga vendimi për targat por edhe themelimi i Asociacionit. E kjo është dështim i qeverisë dhe qytetarë të Kosovës vlerësojeni vetë se kush është dhe për kënd punon Albin Kurti” ka thënë Haradinaj.

“Menjëherë të aprovohet kërkesa e Amerikes për pezullim të vendimit për targat. Kthimi te Amerika është kthimi te siguria, te rendi dhe ligji dhe te sukseset e Kosovës. Ikja prej Amerikës është ikje në Moskë”, ka përfunduar Haradinaj.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika