Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në rastin e 111-vjetorit të krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, i ka kujtuar atdhetarët e asaj kohe, të cilët krijuan dhe fuqizuan Ushtrinë Shqiptare.
Haradinaj: Forcat e Armatosura Shqiptare po shkëlqejnë në misione ndërkombëtare si pjesë e NATO-s

“Urime Dita e Forcave të Armatosura Shqiptare! Në 111-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura Shqiptare, kujtojmë me respektin më të thellë të gjithë atdhetarët e asaj kohe, të cilët me guxim dhe dashuri për atdheun kontribuuan në krijimin dhe fuqizimin e Ushtrisë Shqiptare”, shkroi ai.
“Sot, Forcat e Armatosura Shqiptare me krenari vazhdojmë të nderojnë trashëgiminë e tyre të lavdishme, të cilët si pjesë e NATO-s shkëlqejnë në misione të ndryshme për të mbrojtur paqen dhe sigurinë në botë”, shtoi Haradinaj në Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Kurti: Eqrem Kryeziu i takon një gjenerate kur politika nënkuptonte angazhim të vazhdueshëm

Çmimet e prodhimit në Kosovë u rritën 4,6% në tremujorin e dytë 2026, krahasuar me periudhën e njëjtë 2025

OVL-UÇK mbështet protestën e 12 shtatorit për ish-krerët e UÇK-së, Skender Llugiqit i largohet anëtarësia

