PRIZRENI ME RAJON

Hapet kursi profesional në artin e filigranit nga DTZHE në Prizren

Hapet kursi profesional në artin e filigranit nga DTZHE në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
11 Shtator 2022, 10:54

Komuna e prizrenit ka hapur thirrjen për kursin profesional të artit të filigranit.

Me qëllim të ruajtjes së vlerave artizanale dhe aftësimit profesional të të rinjve në këtë drejtim, Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, në bashkëpunim me organizatën joqeveritare “Filigran”, organizon kursin profesional të artit të filigranit.

Thirrja për aplikim në këtë kurs është e hapur nga data 12.09.2022 dhe përfundon më 23.09.2022. Kandidatët aplikacionet e tyre duhet t’i plotësojnë në zyrat e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik nga ora 08:00 deri në orën 16:00, çdo ditë të punës.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika