Në Shtëpinë e Kulturës “Ukë Bytyçi” në Suharekë u hap ekspozita kolektive “Bota Ime”, e cila bashkoi artiste vendore dhe ndërkombëtare për të pasqyruar artin dhe kreativitetin e grave.
Hapet ekspozita që pasqyron artin dhe kreativitetin e grave në Suharekë

Ky aktivitet u organizua nën patronatin e kryetarit të Komunës, Bali Muharremaj, si pjesë e festimeve për Ditën Ndërkombëtare të Gruas – 8 Marsi.Në ceremoninë e hapjes morën pjesë nënkryetarja e Komunës, Mihrije Suka, drejtoresha e Kulturës, Albulena Kokollari, dhe kuratorja Donjeta Kabashi, të cilat e ndihmuan këtë ngjarje të bëhej një moment i veçantë, kushtuar grave artiste të Suharekës.
Ekspozita ofroi një gamë të pasur veprash artistike, duke përfshirë piktura dhe krijime të tjera që pasqyronin pasionin dhe talentin e grave për artin./PrizrenPress.com/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Komisioni për Komunitete viziton shkollat e Prizrenit për të vlerësuar nevojat e nxënësve

Nënshkruhen kontratat, 250 studentë në Prizren përfitojnë bursa nga 700 euro

Spitali i Prizrenit forcon standardet e kujdesit infermieror

