PRIZRENI ME RAJON

Hapet ekspozita “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999” në qendër të qytetit të Prizrenit

Hapet ekspozita “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999” në qendër të qytetit të Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Mars 2023, 15:26

Kryetari Totaj merr pjesë në ekspozitën “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999″, e hapur në qendër të qytetit

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me zyrtarë të ekzekutivit, familje të dëshmorëve e martirëve, shoqata të luftës e qytetarë, mori pjesë sot në ekspozitën “Gjenocidi serb në Kosovë 1998-1999” që u hap në qendër të Prizrenit, realizuar nga prof. dr. Nusret Pllana, Hasan Morina dhe Esat Shala.

Ekspozita, që shfaq imazhe të kësaj periudhe, përfshirë vrasjet makabre të mekanizmit ushtarak serb, rikujton se institucionet e sotme janë pasojë e sakrificës së pashoqe të popullit që kulmoi me luftën e UÇK-së.

“Duhet të jemi mirënjohës e ta çmojmë lirinë dhe shtetësinë si dhe të punojmë fort për ta zhvilluar vendin edhe më shumë. Këtë periudhë të rëndësishme dhe të vlefshme historike, është me rëndësi t’ia kujtojmë gjeneratave të reja dhe inkurajoj qytetarët e Komunës së Prizrenit që ta vizitojnë ekspozitën. Hapja e ekspozitës përkon me fillimin e bombardimeve të NATO-s në caqet serbe 24 vite më parë, që shënoi fillimin e fundit të vuajtjeve të popullit shqiptar në Kosovë, për çfarë jemi mirënjohës të gjithë. Lavdi të të rënëve për lirinë e Kosovës!” – u shpreh Kryetari Totaj.

Kjo përmbajtje ofrohet nga Facebook. Duke e ngarkuar, pranoni që Facebook të vendosë cookies.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika