PRIZRENI ME RAJON

Hapësira publike skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren pasurohet me fidanë

Hapësira publike skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren pasurohet me fidanë
TV Prizreni
TV Prizreni
10 Dhjetor 2024, 14:47

Organizata “EC Ma Ndryshe”, përmes faqes së saj zyrtare, njofton se në bashkëpunim me nxënësit e shkollës “Fadil Hisari” ka realizuar mbjelljen e fidanëve në hapësirën e gjelbër skaj rrugës “Sylejman Vokshi” në Prizren. Qëllimi i këtij aktiviteti është përmirësimi i mjedisit urban, duke krijuar kushte më të shëndetshme për komunitetin dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në qytet.

Pjesëmarrja e nxënësve ka luajtur një rol të rëndësishëm, jo vetëm në zbatimin e aktivitetit, por edhe në rritjen e ndjenjës së pronësisë për kujdesin ndaj kësaj hapësire publike, sikurse edhe ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit.

Aktiviteti gjithashtu shërben si shembull i mirë i aktivizmit në komunitet për të promovuar parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. Me këtë rast EC-i apelon për angazhim të shtuar të institucioneve dhe qytetarëve për krijimin e hapësirave të reja të gjelbra dhe mirëmbajtjen e tyre për një mjedis më të pastër dhe më të qëndrueshëm.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika