Home PRIZRENI ME RAJON Hajnat vjedhin para dhe një armë në një shtëpi në “Bylbyldere” të Prizrenit

Hajnat vjedhin para dhe një armë në një shtëpi në “Bylbyldere” të Prizrenit

0
Hajnat vjedhin para dhe një armë në një shtëpi në “Bylbyldere” të Prizrenit

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër banesa, shtëpi, institucione financiare, vetura e dyqane, duke shkaktuar humbje e pasiguri.

Së fundmi, një rast i tillë, ka ndodhur edhe në një shtëpi, në rrugën “Bylbyldere”, në Prizren, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në bazë të dëshmisë së pronarit të shtëpisë, hajnat kanë depërtuar brenda përmes dritares, në orët e mbrëmjes, me ç’rast kanë vjedhur para të gatshme, armë e fishekë. Sinjali mëson se bëhet fjalë për 700 euro dhe një armë, në pronësi të djalit të ankuesit, i cili gjendet jashtë vendit.

Sipas ankuesit, familja nuk ka qenë në shtëpi në kohën kur ka ndodhur rasti, prandaj hajnat kanë shfrytëzuar këtë periudhë për të kryer vjedhjen.

Si rezultat i denoncimit, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit kanë nisur hetimet për vjedhje të rëndë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here