Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon blegtorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Raste të tilla ka pasur shumë kohëve të fundit, teksa së fundmi cak i hajnave ishte një stallë në fshatin Serbicë e Ulët në Prizren, shkruan Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë me forcë në stallë, ku janë vjedhur disa viça, vlera e të cilëve sillet rreth 9 mijë euro.





