Greqia ka shpallur tenderin për ndërtimin e autostradës Janinë – Kakavijë pas 20 vjet diskutime.
Projekti ka qenë gjithmonë pjesë e diskutimeve në institucionet greke, por asnjëherë nuk ishte marrë një vendim final për ndërtimin e tij. Ministri grek i Transporteve, Kostas Karamanlis tha se “ky është një projekt emblematik, i cili filloi të planifikohej dhe diskutohej para vitit 2005, por më së fundi u bë realitet.”
Autostrada 70 km e gjatë është një nyje kryesore për flukset turistike dhe do të lehtësojë trafikun mes Shqipërisë dhe Greqisë, ndërsa një kilometër i saj do të kushtojë 4.5 milionë euro. Ajo është planifikuar për tu ndërtuar me të njëjtat standarde si autostrada e Kapshticë – Selanik, me dy korsi nga të dyja krahët, për të qenë një rrugë e nivelit A1 me pagesë.





