Vjollca dhe Gramoz Berisha, të mbijetuarit e masakrës në Suharekë para 24 vitesh, kanë qenë të mërzitur thellë gjatë vizitës që i bënë familjarëve të tyre të vrarë.
Gramozi në një postim në rrjete sociale ka shkruar
“ Në secilën kohë , në secilin vend, kujtimi për ju na rikthen për të na e rikthyer krenarinë por edhe mungesën tuaj. Sepse rënia juaj solli lirinë që i dha kuptim vendit, kohës dhe jetës. Andaj ju jeni të përjetshëm 🤍.” .
Ndryshe, 24 vite më parë, forcat serbe fillimisht kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreth 52 anëtarëve të familjes Berisha, e më pas viktimat e të plagosurit i kishin bartur në një kafiteri, ku i kishin gjuajtur me bomba, për t’u siguruar se askush s’do të mbijetojë.Nga kjo masakër kanë mbijetuar tre anëtarë të familjes, Vjollca Berisha me të birin, Gramozin dhe Shyhrete Berisha.Është një ndër krimet më çnjerëzore që ka ndodhur gjatë luftës në Kosovë, por edhe një ndër historitë më trishtuese. Shyhretja ,Vjollca dhe Gramozi u rikthyen në këtë vend për të qenë dëshmitarë të trishtimit që përjetuan.