PRIZRENI ME RAJON

Goditet nga vetura, ndërron jetë një 4-vjeçar nga Malisheva

Goditet nga vetura, ndërron jetë një 4-vjeçar nga Malisheva
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Mars 2021, 15:01

Një fëmijë 4-vjeçar është goditur sot (13:30) për vdekje nga një veturë në rrugën rajonale që kalon nëpër fshatin Carallukë, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Sipas njoftimit të Policisë, fëmija është dërguar menjëherë në QKMF-në e Malishevës, por nuk ka mbijetuar nga plagët.

“Është dërguar në QKMF-Malishevë dhe sipas mjekut kujdestar, fëmija është pa shenja jete. I dyshuari është identifikuar dhe shoqëruar pranë stacionit policor në Malishevë. Njësitet patrulluese janë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika