PRIZRENI ME RAJON

Godet një person me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes, kapet nga policia

Godet një person me veturë dhe ik nga vendi i ngjarjes, kapet nga policia
TV Prizreni
TV Prizreni
28 Tetor 2021, 09:52

Policia Rajonale e Prizrenit në një komunikatë për media, ka njoftuar se me datë 27 tetor 2021, në rrugën “Nexhat Fanaj” në Prizren, drejtuesi i automjetit DaimlerChrysler me targa vendore, shkaktoi një aksident trafiku, ku gjatë anashkalimit kishte goditur një viktimë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Drejtuesi i automjetit nuk u ndal në vendin e aksidentit, duke mos i ofruar ndihmë viktimës. Dëshmitarë të rastit e dërguan viktimën në emergjencën rajonale në Prizren, pas tretmanit mjekësor viktima është liruar në shtëpi.

Zyrtar profesional nga hetimet e njësisë së komunikacionit rrugor në Prizren, e hetuan rastin duke bërë verifikimin e automjetit dhe personit, të njëjtit e ndaluan të dyshimtin dhe e intervistuan për shkaktimin e aksidentit me lëndime dhe ikje nga vendi i ngjarjes.

Në lidhje me rastin është informuar prokurori i Shtetit i cili urdhëroj që rasti të hetohet në procedurë të rregullt, thuhet në njoftim nga Zyra për Informim publik nga Policia Rajonale e Prizrenit./tvprizreni.net/

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika